Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për abuzime me fondet publike në tenderat e infrastrukturës. 

Ne nje konference me gazetarë, Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku, se kanë ndertuar “rrugë të florinjta” që shemben vetëm pak muaj pas inaugurimit.

Berisha theksoi se problematika lidhet me cilësinë e dobët të ndërtimit, duke akuzuar autoritetet se kanë lënë skarpatet pa asnjë lloj përforcimi.

“Natyrisht kur përdor tenderat për të vjedhur 90-98% të investimit, sic ndodh me Lubi Ballukun dhe Edi Ramën në tenderat e infrastrukturës, kur ndërton rrugë të florinjta që shemben pas 3 muaj të inaugurimit, si rruga Qukës Qafë Plloçe që është shembur edhe sot, dhe do shembet, sepse skarpatet janë lënë pa asnjë lloj përforcimi”, tha Berisha.