Vëllai i Ndrea Prendit, njërit prej të akuzuarve për vrasjet e 21 Janarit, ka përfunduar në komisariat për vjedhje skrapi në ish burgun famëkeq të Spacit.
Ai është paditur nga Fatos Lubonja, një nga njerëzit më të per sekutuar në regjimin komunist I cili ka vuajtur dënimin në këtë burg.
“Policinë e solla unë atje të premten paradite. Them ‘e solla’, sepse isha në vend dhe i gjeta shkatërruesit duke punuar. Dyert e këtij kati janë lënë pa mundësi hyrjeje nga ana tjetër.
Aty shihje një tufë shufrash të shtyllave të betonit që ata po i thërrmonin. Ku kishte objekt prej betoni e dërrmonin me varé për t’i nxjerrë hekurin.
Ironia ishte se njeriu që merrej me këtë biznes ishte njëfarë Nikollë Prendi, që nuk qe tjetër por i vëllai i Ndrea Prendit, i cili një ditë më parë ishte shpallur i pafajshëm”, është shprehur Lubonja në një bashkëbisedim me anëtarët e Forumit të Trashëgimisë.





