Analisti Fatos Lubonja në studion e “Opinion”, në “News 24”, ka komentuar situatën më të nxehtë të ditëve të fundit, atë që ka të bëjë me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ky i fundit në një dalje për media sot deklaroi se ai nuk po hetohet nga drejtësia italiane dhe se Prokuroria shqiptare që kërkon arrestimin e tij nuk ka prova që çojnë në fajësimin e tij.

Por lidhur më këtë analisti Lubonja është shprehur se “PS po të kishte besim tek ai e mbante si anëtar në Parlament, por ata e hoqën i lanë duar sepse kanë frikë se mos del ndonjë provë tjetër”.

"Shikoni ata nuk po me hetojnë mua dhe të gjithë këta, kazani mediatik flasin politikisht."

Çfarë duhet të besojmë?

Kjo është thjesht maja e ajsbergut e një situate dramatike. Krimi dora dorës ka kapur dhe pushtetin. Ka kapur një pikë kulminante si rasti Tahiri, ku maksimumi mund të jetë mbrojtësi i një bande dhe minimumi anëtar i saj.

Ajo që mundoj unë se mungon është se ne jemi përqendruar te problemi ka prova s’ka prova. Këtu po vritet të rinj dhe të gjithë jemi përgjegjës” tha më tej Lubonja.