Analistin Fatos Lubonja duket se nuk e kanë mbajtur nervat mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, të gazetarit Ylli Rakipi, që transmetohet në News 24.

Teksa po afronte ora 00:00 e natës, Lubonja nuk ka duruar që analisti Andi Bushati dhe kreu i LIBRA-s, Ben Blushi i kanë ndërprerë fjalën disa herë dhe ka shpërthyer ndaj tyre: “Epo qenkeni idiotë pra”!

Ndërsa në studio ra heshtja, Lubonja nuk e la me kaq. Para se të merrte fjalën ai përplasi shishen e ujit në tavolinë.

Menjëherë pas tij, fjalën e mori Andi Bushati, i cili iu drejtua Lubonjës pikërisht në momentin që ky i fundit e ndërpreu: Tani të të them idiot unë ty?

/BalkanWeb/