Analisti Fatos Lubonja është përplasur ashpër me Vangjush Dakon sot në emisionin e Ylli Rakipit për çështjen e zbulimeve arkeologjike në Durrës.
Lubonja shpërtheu pasi Dako po tregonte fotografi të marra në internet të siteve arkeologjike nëpër botë ku ishte ndërtuar.
Në këtë moment ka shpërthyer Lubonja: “Shiko ti je një injorant, se ke një kryeministër injorant prandaj…”.
Pas kësaj ka ndërhyrë Dako, i cili i ka thënë: “Po ti ke pirë…”. Lubonja më pas tha se Dakos i kishte bërë nder që i kishte dalë ne debat, se po të kishte shtet duhet të ishte në pranga. Për më tepër ndiqni videon.





