Luçiano Boçi, është emri që ka propozuar anëtarësia e PD-së për t’u bërë pjesë e “Primareve” për Bashkinë e Elbasanit.

Ligjvënësi demokrat u propozua nga baza në Elbasan, për të qenë pjesë e garës për t’u zgjedhur si kandidati i opozitës për zgjedhjet lokale të 14 majit, ndërkohë vetë Boçi nuk ka vendosur ende nëse do kandidojë në primare, por është duke e shqyrtuar këtë mundësi.

Ende nuk ka patur asnjë reagim nga vetë deputeti, i cili është edhe nënkryetar i PD-së.