Sonda ”Lucy”, e zhvilluar nga agjencia hapësinore amerikane NASA, vizitoi asteroidin e saj të parë.
”Sonda fluturoi pranë asteroidit Dinkinesh në një distancë prej rreth 400 kilometrash dhe i mbijetoi me sukses manovrës”, njoftoi agjencia amerikane e hapësirës NASA.
Tani do të duhet rreth një javë për të dërguar të gjitha të dhënat e mbledhura përsëri në Tokë.
”Ekipi mezi pret të shohë se si anija kozmike performoi gjatë këtij testi të parë të fluturimit të një takimi me asteroid me shpejtësi të lartë”, thuhet në një deklaratë të NASA-s.
Dinkinesh, më pak se një kilometër në diametër, është i pari nga rreth 10 asteroidët që sonda pritet të hetojë, dhe fluturimi është kryesisht një provë për të parë nëse instrumentet shkencore në bordin e sondës janë duke punuar.
Objektivi i tij i vërtetë janë asteroidet e Jupiterit.
”Lucy” u lëshua në 2021 nga kozmodromi në Cape Canaveral në shtetin amerikan të Floridës.
Sonda mbi 14 metra e gjatë, e mundësuar nga shtytës dhe bateri të rikarikueshme nëpërmjet qelizave diellore, do të fluturojë pranë shtatë prej të ashtuquajturve Trojans Jupiter, të gjithë të cilët janë emëruar sipas protagonistëve të legjendës së lashtë të Homerit “Iliada”.