Komisioni Qendror Zgjedhjeve do të shqyrtojë ditën e nesërme kërkesën e Partisë Demokratike për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ky vendim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve vjen pasi KAS nuk kaloi për shqyrtim kërkesat e grupit të Alibeajt dhe Berishës pasi nuk ka kompetencë për shqyrtimin e vendimeve të ndërmjetme ndaj do ia kthejnë kreut të KQZ-së për të marrë një vendim përfundimtar.

Gjithashtu, KQZ do të shqyrtojë ditën e nesërme edhe kërkesën e partisë politike “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

Në çështjet që do të shqyrtohet rishtas do të jetë ajo për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e Komitetit Nismëtar që do të organizojë punën për “paraqitjen e Arlind Qorit, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit për Kryetar Bashkie”

Çështje të mbartura: Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Demokratike”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

Çështje për shqyrtim rishtas: “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e Komitetit Nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Arlind Muhamet Qori, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit për Kryetar Bashkie në zonën zgjedhore Bashkia Tiranë, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.