Kryeministri i Izraeli, Benjamin Netanyahu, ka bërë të ditur se lufta kundër Irani do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme, ndërsa situata në terren vijon të përshkallëzohet.

Që prej 19 marsit, Irani ka intensifikuar sulmet me raketa ndaj qyteteve izraelite, duke goditur zona si Jerusalemi dhe Haifa. Sulmet kanë shkaktuar dëme materiale, por nuk raportohet për viktima.

Për herë të parë, një raketë iraniane goditi rafineritë “Bazan” në Haifa, duke shkaktuar zjarr, por autoritetet sigurojnë se nuk ka rrezik për shëndetin publik.

Intensifikimi i sulmeve erdhi pas bombardimeve izraelite ndaj fushës së gazit South Pars në Iran, ndërsa Teherani po shqyrton mundësinë e goditjes së platformave energjetike në Gjiri Persik dhe Mesdhe.

Nga ana tjetër, Netanyahu tha se kapacitetet ushtarake të Iranit janë reduktuar, duke përfshirë prodhimin e raketave dhe pasurimin e uraniumit.

Ai bëri të ditur se lufta mund të zgjasë sa të jetë e nevojshme, por për mediat ndërkombëtare nuk e përjashton mundësinë që të përfundojë më shpejt.

Ndërkohë, Izraeli vijon goditjet ndaj zyrtarëve iranianë. Mediat iraniane raportojnë se në një sulm ajror është vrarë zëdhënësi i Gardës Revolucionare, Ali Mohammad Naini, një informacion i konfirmuar edhe nga ushtria izraelite.