Të paktën 20 persona humbën jetën nga bombardimet izraelite pranë spitalit Al-Amal në Khan Younis, sipas Shoqërisë së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze (PRCS).
Ky sulm vjen pasi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të IDF, Herzi Halevi, kishte thënë të martën se lufta kundër Hamasit “do të vazhdojë edhe për shumë muaj të tjerë” dhe se IDF po i përqendron përpjekjet e saj “në Rripin jugor të Gazës – Khan Younis, kampet qendrore dhe me tutje.”
Gjatë 24 orëve të fundit, 195 njerëz u vranë dhe 325 të tjerë u plagosën, ndërsa që prej 7 tetorit kanë humbur jetën 21,110 palestinezë në Rripin e Gazës.