Shqipëria i është bashkuar edhe 95 vendeve të tjera si bashkësponsporizuese e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për agresionin rus ndaj Ukrainës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, në një postim në rrjetet sociale.
Xhaçka shkruan se një front i bashkuar dhe në rritje zgjedh paqen, sigurinë dhe Kartën e OKB-së në vend të luftës së paligjshme.
Postimi:
Shqipëria 🇦🇱 dhe 95 vende ju bashkuan si bashkësponsorizues rezolutës së Asamblesë se Përgjithshme të OKB-së për agresionin rus ndaj Ukrainës . Një front i bashkuar dhe në rritje zgjedh paqen, sigurinë dhe Kartën e OKB-së në vend të luftës së paligjshme.Kjo është zgjedhja me të cilën përballet bota sot! Votoni PO! Mbështesni Ukrainën 🇺🇦!






