Ushtria Izraelite thotë se 24 ushtarë të saj u vranë në Gaza të hënën, duke e bërë ditën më vdekjeprurëse për Izraelitët që nga fillimi i operacionit të tyre.
Zëdhënësi kryesor i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), Daniel Hagari, tha se mendohet se një granatë me raketa e lëshuar nga luftëtarët e armatosur palestinezë goditi një tank pranë dy ndërtesave ku ndodheshin.
Ai tha se ndërtesat ndoshta shpërthyen si rezultat i minave që forcat izraelite kishin vendosur atje për t’i shkatërruar ato.
Në një deklaratë të Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu i përshkroi vdekjet të hënën si “një nga ditët më të vështira që nga shpërthimi i luftës”.
“Në emër të heronjve tanë, për hir të jetës sonë, ne nuk do të ndalemi së luftuari deri në fitoren absolute”, shkroi ai në X, dikur Twitter.
IDF thotë se është ende duke hetuar detajet e asaj që ka ndodhur.