Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, në kuadër të fushatës kundër kancerit të gjirit ka vizituar një tjetë fasoneri të qytetit.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, teksa bën me dije se bashkë me gratë dhe vajzat e disa fasonerive kanë shkuar në spitalin e Durrësit për të bërë mamografi, Sako shkruan se kanë biseduar për rëndësinë e kontrollit periodik që sjell parandalimin e kësaj sëmundjeje.

Kryebashkiakja shkruan se duhet të jemi të vetëdijshëm për rrezikun që vjen nga kjo sëmundje.

“Lufta me kancerin e gjirit, është luftë e jona e përbashkët.”,- mbyllet postimi i Sakos.

POSTIMI I PLOTË:

Në kuadër të fushatës kundër kancerit të gjirit 🎀 vizitova një tjetër nga fasoneritë e Durrësit me qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e grave e të vajzave për parandalimin e kësaj sëmundjeje.

🙏🏻 Ftoj të gjitha nënat, vajzat, motrat që të bëjnë kontrollin mjekësor për të parandaluar këtë sëmundje. Bashkë me gratë dhe vajzat e disa fasonerive shkuam në spitalin e Durrësit ku mamografia bëhet falas gjatë gjithë vitit. Me drejtoreshën e Spitalit Rajonal të Durrësit Nadire Jani dhe mjekët e këtij spitali duke bashkëbiseduar me gratë dhe vajzat për rëndësinë e kontrollit periodik gjë që sjell parandalimin e kësaj sëmundjeje.

Kemi qenë nxitës e mbështetës me punonjësit e shëndetësisë duke i formalizuar bashkëpunimet në lidhje me kujdesin e shëndetit për gruan dhe fëmijën. Duhet të tregojmë vendosmëri në ngritjen e vetëdijes për rrezikun nga kjo sëmundje me qëllim që të gjithë të njihen me simptomat, me kushtet e trajtimit në institucionet shëndetësore si dhe me mundësinë për jetë normale dhe me dinjitet. Lufta me kancerin e gjirit, është luftë e jona e përbashkët.