TIRANË, 19 prill 2013 – Banka e Shqipërisë hedhur në qarkullim më 24 qershor 2013 (shih foto-faksimilen e sajtit të Bankës së Shqipërisë bankofalbania.org/web/Monedha_te_qarkullimit_43_1.php) një prodhim të ri identik të monedhës 20-lekëshe. Kurse Panorama, një e përditshme që po i bie me shpejtësi tirazhi, boton lajmin gjoja scoop “Falsifikohet monedha 20 lekë, Posta nuk i pranon”. Jo vetëm që shkrimi është përgënjeshtruar nga vetë Posta Shqiptare dhe Banka e Shqipërisë, por gazeta më e madhe në vend, tirazhi i së cilës është gërryer nga Dita,SotTelegrafshqiptarja.com nuk e kupton dot pse askush nuk ka interes të falsifikojë monedhat, duke ndërtuar fonderi për një para që del më e shtrenjtë për shtetin. Industria e falsifikimit të parasë merret me kartëmonedhat me vlerë të madhe shqiptare (jo për prerjet 100, 200, 500, 1000 lekë) apo ato valutave të huaja me prerje mbi 50 euro apo dollarë.

Info

Sipas Bankës së Shqipërisë, prerja 20 lekë është emetim i viteve 1996 dhe 2000, 2012. Ka peshë 5 gramë, diametër 22.5 mm, ngjyrë të verdhë, formë të dhëmbëzuar. Dhe çfarë materiali se, që do të donte shkritore super moderne, duke nxjerrë një produkt tejet të shtrenjtë për një vlerë 20 lekë: përzierje bakër-nikel-alumin / përzierje bakër-nikel-alumin / çelik i veshur me përzierje bakër-zink. Kjo monedhë është hedhur në qarkullim më 1 janar 1997 / 1 janar 2001 / 24 qershor 2013. Në pamjen e përparme shënohet vlera nominale, si dhe një mbushje artistike poshtë saj. Në pamja e prapme ka të shkruar “Republika e Shqipërisë”, vitin e shtypit të monedhës dhe në qendër anijen Liburne.

 

/Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/