19 janar 2015 – Një fotografi mes Miss Libanit dhe Miss Izraelit, dy konkurenteve të cilat marrin pjesë në Miss Universe ka shkaktuar zemëratë në Liban. Bëhet fjalë për një foto ku shfaqen dy bukuroshet që përfaqësojnë dy vendet, ndër vite në luftë me njëri – tjetrin. Shfaqja e Saly Greige, 25 – vjeçares nga Libani, krah asaj izraelite është parë si fyerje nga libanezët që kanë kërkuar dhe heqjen e titullit.
Nga ana e saj, Greige është shprehur se fotografia është bërë qëllimisht nga Miss Izraeli dhe se ajo ishte përjekur që ta shmangte sa më shumë, një gjë të tillë. Ajo kërkoi ndjesë publikisht për këtë fotografi fyese për popullin e Libanit, ndërsa tha se bëhej fjalë për një veprim të qëllimshëm të Miss Izraelit.





