"Lufta" mes dy repereve të famshme në Shqipëri, Tayna dhe Melinda Ademi, duket se do të vazhdojë gjatë! Pas diss-eve e thumbimeve përmes projekteve muzikore nga të dyja vajzat, Melinda ngriti flamurin e paqes dhe kërkoi falje publikisht në një postim në InstaStory.

"I kërkoj falje artistes Tayna për ofendimet në feestyle-in e fundit. Për shkak të drejtimit që ka marrë rap-i i femrave, mendoj se duhet ta ndryshojmë kahjen dhe të mos nxisim urrejtje te gjeneratat e reja", shkruajti Melinda.

Por Tayna duket se nuk e ka pranuar faljen e reperes pasi pak minuta pas postimit të Melindës, ajo publikoi dy video në Instastory ku tregon në mënyrë indirekte se nuk ia ndjen aspak dhe e përshëndet me këngën "Shko n'rs" nga Adelina Ismaili.