Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi këtë të mërkurë një takim me Zëvendës/Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Italisë, Raffaele Grassi.

Takimi kishte në fokus forcimin e bashkëpunimit mes autoriteteve policore në luftën kundër krimit të organizuar me një fokus të veçantë ndaj grupeve kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

 “Do të intensifikojmë bashkëpunimin me Policinë italiane sëbashku me Interpol dhe Europol në luftën kundër krimit të organizuar, me një fokus të veçantë ndaj grupeve kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike” thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme.