Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar këtë të mërkurë raportin për terrorizmin për vitin 2016, në të cilin vlerëson përpjekjet dhe kontributin e Shqipërisë në luftimin e këtij fenomeni.
“Shqipëria ka qenë një mbështetesë e fuqishme e luftës kundër terrorizmit në vitin 2016 dhe vazhdoi pjesëmarrjen e saj në radhët e Koalicionit Global për mposhtjen e ISIS, duke bërë donacione të shumta armësh dhe municionesh”, thotë raporti.
Dokumenti zyrtar citon rastin e datave 4 dhe 5 nëntor të vitit të kaluar, kur një operacion i mirëkoordinuar në nivel rajonal çoi në arrestimin e 4 individëve në Shqipëri.
“Operacioni parandaloi një sulm potencial terrorist që do të kryhej gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, e vlefshme për Kupën e Botës, që do të luhej në Shkodër më datë 12 nëntor”, vijon raporti.
Departamenti i Shtetit vlerëson edhe faktin se të arrestuarit u akuzuan për mbështetje financiare dhe logjistike të ISIS, për rekrutim të luftëtarëve dhe për promovim të fjalimeve të urrejtjes.
Gjithashtu, raporti vlerëson punën e agjencive ligjzbatuese shqiptare, legjislacionin dhe përpjekjet për të luftuar ekstremizmin në aspektin social.
Lufta ndaj terrorizmit, DASH vlerëson Shqipërinë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Mes 5 figurave që iu ndalua hyrja në SHBA, aktivisti britanik Imran Ahmed padit administratën e Trump
Kritiku i Putinit, Sergei Udaltsov, dënohet me 6 vjet burg për terrorizëm në Rusi
30-vjeçari përplaset nga një makinë! I riu në gjendje kritike për jetën
U godit me top në kraharor gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari, ja çfarë dyshohet





