Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një seri deklaratash lidhur me luftën me Iran, duke thënë se konflikti është “pothuajse i mbaruar”, por duke theksuar se SHBA nuk do të ndalet derisa “armiku të mposhtet plotësisht”.
Trump deklaroi gjithashtu se po shqyrton mundësinë e marrjes nën kontroll të Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.
Sipas raportimeve të The Wall Street Journal, presidenti amerikan mund të mbështesë edhe eliminimin e Mojtaba Khamenei nëse ai nuk braktis programin bërthamor të Iranit. Mojtaba konsiderohet pasardhës i mundshëm i liderit suprem iranian.
Ndërkohë, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së publikoi një mesazh të ashpër në rrjetet sociale lidhur me konfliktin me Iranin, duke përdorur shprehjen “pa mëshirë”.
Tensionet janë reflektuar edhe në rajon. Ministria e Jashtme e Turqisë i ka kërkuar ambasadorit iranian në Ankara shpjegime për një raketë balistike të raportuar.
Nga ana tjetër, presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi se lufta mund të zgjasë për shumë javë, duke theksuar se regjimet nuk ndryshojnë vetëm me bombardime.
Trump shtoi se aktualisht nuk është pranë marrjes së një vendimi për vendosjen e trupave amerikane në Iran, ndërsa shprehu edhe pakënaqësi për emërimin e Mojtaba Khamenei si pasardhës të mundshëm të babait të tij.
Ndërsa Garda Revolucionare theksoi të hënën në mbrëmje se ata “do të vendosin për fundin e luftës”, duke iu përgjigjur deklaratës së Presidentit të SHBA-së Donald Trump se konflikti i armatosur do të “përfundojë së shpejti”.
“Ne jemi ata që do të vendosim për fundin e luftës”, tha një zëdhënës i Gardës Revolucionare, sipas një deklarate të transmetuar nga mediat iraniane. “Ekuacioni dhe statusi i ardhshëm i rajonit tani janë në duart e forcave tona të armatosura. Nuk janë forcat (e armatosura) amerikane ato që do t’i japin fund luftës”, shtoi ai.





