Bashkimi Evropian njoftoi “ngrirjen” dhe rishikimin e fondeve dhe projekteve zhvillimore për palestinezët, në vlerën 691 milionë euro.

Sipas komisionerit Oliver Varhelyi, “shkalla e terrorizmit dhe brutalitetit kundër Izraelit dhe popullit të tij është një pikë kthese. Nuk mund të ketë procedurë të zakonshme në këtë kontekst. Si donatori më i madh për palestinezët, Komisioni Evropian po shqyrton të gjithë portofolin e tij të zhvillimit, me një vlerë totale prej 691 milionë eurosh”.