Lufta Izrael-Hamas është një “re e zezë” në horizont që kërcënon të errësojë një perspektivë tashmë të vështirë ekonomike globale, ka paralajmëruar kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Kristalina Georgieva tha se ekonomia globale po dominohet nga një rritje e dobët, ndikuar edhe nga ngjarje të tilla.
Duke folur në takimin vjetor të FMN-së dhe Bankës Botërore në Marok, ajo konfirmoi se “po monitorohet nga afër se si vijon situata”, veçanërisht sa i përket çmimit të naftës.
Georgieva paralajmëroi më tej se normat e interesit do të duhet të mbeten të larta për më gjatë, sepse inflacioni mbetet i lartë në shumë vende.