Udhëheqësit e G7, ekonomitë më të fuqishme të botës bënë thirrje sot për më shumë pauza humanitare në luftimet midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

“Nevojiten veprime më urgjente për të trajtuar krizën e përkeqësuar humanitare në Gaza dhe për të minimizuar viktimat civile. Ne mbështesim dhe inkurajojmë pauzat e mëtejshme humanitare për ta bërë të mundur këtë”, thanë udhëheqësit e G7 në një deklaratë të përbashkët pas samitit të tyre dixhital.

Udhëheqësit i bënë thirrje gjithashtu Iranit që të përmbahet nga ofrimi i mbështetjes për Hamasin, si dhe për luftëtarët e Hezbollahut dhe rebelët Houthi në rajon.