12 maj 2015 – Pas luftës në Kumanovë, ku u vranë 22 persona, jep dorëheqjen ministja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska. Ky fakt nuk është bërë i ditur zyrtarisht nga qeveria, por nga mediat maqedone. Sipas tyre, veç ministres është dorëhequr dhe ministri i Transporteve, Mile Janakievski dhe shefi i policisë sekrete Sasho Mijallkov. Gjatë përleshjes së armatosur që nisi të shtunën në qytetin maqedon, mbetën të vrarë 8 punonjës policie dhe 14 civilë. Këta të fundit dyshohen si anëtarë të një grupi terrorist, por hetimet vazhdojnë ende.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”