Lufta në Lindjen e Mesme ka ndikuar në ekonominë globale dhe kjo po bëhet e dukshme në “xhepat” e konsumatorëve.

Problemi nuk është vetëm i brendshëm, pasi siç e përmendëm edhe më parë, qytetarët në të gjithë botën janë prekur nga konflikti SHBA-Izrael dhe Iran.

Në Gjermani, benzina dhe nafta kanë tejkaluar gjithashtu dy euro.

Megjithatë, vlen të përmendet se paga minimale në Gjermani është afërsisht 2,100-2,300 euro bruto, ndërsa në Shqipëri 500 euro.

Në Shqipëri gjithashtu çmimi i naftës e ka tejkaluar 2 euro (220 lekë) për litër.