Kryeministri kroat, Andrej Plenković, njoftoi sot (9 mars) vendosjen e një limiti në çmimet e benzinës dhe naftës në Kroaci, ndërsa lufta në Lindjen e Mesme ushtron presion mbi furnizimet me naftë në të gjithë botën.
“Sot, ne do të marrim masa për të kufizuar rritjen e çmimeve të energjisë dhe për të mbrojtur standardet e jetesës së qytetarëve kroatë”, tha kryeministri gjatë një mbledhjeje urgjente të kabinetit.
Plenkoviç u shpreh gjithashtu se qeveria e tij do të vendosë një kufizim çmimesh duke filluar nga e marta, duke e bërë Kroacinë një nga vendet e para të Bashkimit Evropian që do të përpiqet të frenojë rritjen e çmimeve në stacionet e benzinës.
Kufiri i çmimit për naftën do të vendoset në 1.55 euro, duke shmangur një rritje që do ta çonte çmimin në 1.72 euro. Kufiri i çmimit për benzinën do të mbetet në 1.50 euro, kundrejt një rritjeje të mundshme në 1.55 euro.
Çmimet e naftës sot tejkaluan 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në fund të shkurtit 2022, pasi ato u rritën nga bllokada e Ngushticës së Hormuzit, e cila po ringjall shqetësimet në lidhje me furnizimet globale me naftë.





