Izraeli mund të ketë planifikuar shpërthimet e pajisjeve të komunikimit të përdorura nga Hezbollahu për rreth 15 vjet.

Kështu tha një zyrtar i inteligjencës amerikane për agjencinë e lajmeve ABC, duke nënvizuar se një operacion i tillë kërkon një proces të gjatë që përfshin krijimin e kompanive fiktive me nivele të shumta mashtrimi për të lejuar agjentët të futen në zinxhirin e furnizimit.

Disa nga të përfshirët, shtoi zyrtari, ndoshta nuk e dinin se po i shërbenin inteligjencës izraelite.

Zyrtari  vuri në dukje se CIA ka shmangur kryerjen e një sulmi të tillë në të kaluarën, sepse konsiderohej një rrezik i lartë për civilët.

Si pasojë e sulmeve të fundit të paktën 37 njerëz u vranë dhe më shumë se 3,000 mbetën të plagosur.