Mosha e rekrutimit në Ukrainë së shpejti mund të ulet nga 27 në 25, në përputhje me ndryshimet në ligjet e rekrutimit të propozuara nga qeveria ukrainase.

Projektligji iu dorëzua parlamentit të hënën, sipas Hromadske, Strana.ua dhe mediave të tjera.

Krahas uljes së moshës së rekrutimit me dy vjet, projektligji kërkon inkorporimin e thirrjeve elektronike ushtarake, të cilat do t’u dërgohen të rekrutuarve në internet, përfshirë edhe e-mailet.

Legjislacioni parashikon gjoba për ata që nuk paraqiten në kohë në zyrat e rekrutimit. ata që shmangin thirrjen do të shtohen në regjistrin e unifikuar të debitorëve të vendit.

Ata që janë në listë u ndalohet të marrin përfitime dhe shërbime nga shteti, të marrin kredi, të udhëtojnë jashtë vendit dhe të kryejnë transaksione me pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, sipas mediave të huaja.