Japonia ka nisur bisedimet për të pasur një zyrë ndërlidhëse me NATO-n, e para e këtij lloji në Azi, konfirmoi ministri i Jashtëm i vendit për CNN.

Mësohet se shkak për këtë ‘lëvizje’ është bërë frika pas agresionit rus në Ukrainë, duke e bërë botën më pak të qëndrueshme.

“Ne jemi tashmë në diskutime, por asnjë detaj ende nuk është finalizuar”, tha të mërkurën ministri i Jashtëm Yoshimasa Hayashi.
Hayashi përmendi në mënyrë specifike pushtimin rus të Ukrainës vitin e kaluar si një ngjarje me pasoja shumë përtej kufijve të Evropës që e detyruan Japoninë të rimendonte sigurinë rajonale.

“Arsyeja pse ne po diskutojmë për këtë është se që nga agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës, bota (është) është bërë më e paqëndrueshme. Diçka që ndodh në Evropën Lindore nuk kufizohet vetëm në çështjen në Evropën Lindore, dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në situatën këtu në Paqësor. Kjo është arsyeja pse një bashkëpunim mes nesh në Azinë Lindore dhe NATO-s (po) bëhet … gjithnjë e më i rëndësishëm”, tha ministri.

Ai shtoi se Japonia nuk është një anëtare e traktatit të NATO-s, e cila përfaqëson Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut por masa dërgon një mesazh që partnerët e bllokut në Azi-Paqësor “angazhohen në një mënyrë shumë të qëndrueshme” me NATO-n.

Hapja e një zyre ndërlidhëse të NATO-s në Japoni do të shënonte një zhvillim të rëndësishëm për aleancën perëndimore gjeopolitike dhe ka të ngjarë të tërheqë kritika nga qeveria kineze, e cila ka paralajmëruar më parë kundër një lëvizje të tillë.