Bombardimet ruse në Kupyansk kanë vrarë një person dhe kanë plagosur 10 të tjerë.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak, i cili ka publikuar një video në Telegram që do të tregonte efektet e një sulmi rus në rajonin e Kharkiv.

“Rusët bombarduan qendrën e qytetit të Kupyansk në rajonin e Kharkiv me raketa S-300. Ata goditën muzeun”, ka shkruar Yermak.