Të paktën 1417 civilë kanë vdekur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus. Kjo është konfirmuar nga OKB. Mësohet se në mesin e viktimave janë 121 fëmijë, ndërsa 2038 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

“Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, dhe sulmet me raketa dhe ajrore,” tha OHCHR në deklaratë.

Shumë nga vrasjet ndodhën në pjesë të vendit të kontrolluara nga ukrainas, të cilat kanë pësuar bombardime të rënda nga forcat ruse – duke përfshirë zona në Ukrainën perëndimore larg vijave të frontit. Të paktën 67 nga vdekjet kanë ndodhur në republikat e vetëshpallura lindore të Donetsk dhe Luhansk.

OHCHR i OKB-së paralajmëroi se numri i të vdekurve civilë ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.

“Veçanërisht në territorin e kontrolluar nga qeveria dhe veçanërisht ditët e fundit, pasi marrja e informacionit nga disa lokacione ku kanë vazhduar armiqësitë intensive është vonuar dhe shumë raporte janë ende në pritje të vërtetimit,” tha agjencia.