Situata e krijuar në Ukrainë po bën që në BE të bien këmbënat e alarmit nga rreziku i destabilizimit dhe në Ballkan.
Shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell, e bëri të qartë se Bashkimi Europian duhet të nisë sa më shpejt që të jetë e mundur bisedimet zyrtare për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në radhët. Pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia, tha Borell, është “një moment për ringjalljen e procesit të zgjerimit”.
Do të vazhdojmë të flasim me Bullgarinë derisa kjo çështje të zgjidhet. Nuk mundet më që problemet dypalëshe të përcaktojnë procesin e anëtarësimit.
Bullgaria ka kërcënuar se do t’i pengojë përpjekjet e Shkupit për integrimin europian. Prej dekadash, dy vendet kanë mospajtime për çështje gjuhësore dhe historike, të cilat mbërriten kulmin në vitin 2020, kur Bullgaria – anëtare e BE-së – i vuri veton propozimit për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, e bllokimi ka prekur dhe Shqipërinë.
Presidenti rus, Vladimir Putin e nisi sulmin mbi vendin fqinj pasi nuk mori garanci nga NATO-ja se nuk do të zgjerohet më drejt lindjes. Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, anëtarë te aleancës ushtarake janë Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi, ndërsa Kosova, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina mbeten jashtë.