Presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelinsky ka firmosur aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Zelinsky thotë se ka nënshkruar aplikimin për anëtarësim të Ukrainës në BE.

“Sot nënshkrova aplikimin për anëtarësim të Ukrainës në Bashkimin Evropian”, shprehet ai në “Facebook”

Më herët Zelinsky i bëri thirrje Unionit për të përshpjetuar procedurat e anëtarësimit në BE nisur nga gjendja emergjente që ka prodhuar lufta me Rusinë.