Sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës vazhdojnë e marrin jetë njerëzish.

Prej 8 ditësh që vazhdon lufta mes dy vendeve kanë mbetur të vrarë disa viktima, mes tyre edhe shumë fëmijë dhe sportistë.Një lajm i trishtë ka ardhur edhe ditën e sotme. 

Trajneri i Kombëtares Ukrainase të Çiklizmit, Aleksander Kulik është vrarë nga rusët, ka mbetur i vrarë derisa ishte duke u munduar t’i ndihmonte qytetarët afër qytetit Suma që të evakuoheshin dhe të shpëtonin nga bombardimet e agresorit rus.

Ne i shprehim ngushëllime familjes”, ka shkruar Federata Ukrainase e Çiklizmit, e cila ka mbetur e tronditur me lajmin.

Edhe Unioni Evropian i Ciklizmit ka mbetur i tronditur nga ky lajm.

Trajneri i nderit i Ukrainës ka ndërruar jetë derisa po mundohej t’i evakuonte civilët. Mendimet dhe lutjet tona janë për familjen e tij, miqtë dhe për Federatën Ukrainase të Çiklizmit, por edhe presidentit të saj, Andriy Hrivko”, shkruan në profilin zyrtar.

Kulik është personi i katërt nga bota e sportit ukrainas që vritet brenda pak ditësh.

Të martën ishte vrarë 19 vjeçari Yevhen Malyshev, i cili e kishte përfaqësuar Ukrainën për të rinj në sportin e biatlonit.

Gjithashtu, në këtë luftë u vranë edhe dy futbollistë ukrainas, Vitaliy Sapyło e Dima Martynenko. Aleksander Kulik ishte babai i çiklistit lider të Ukrainës, Andriy Grivko.

32-vjeçari ishte kampion i Ukrainës para më pak se tre vjetësh dhe sigurisht se sugjerimet i ka marrë nga babai i tij tashmë i ndjerë.