“7028 viktima, më shumë se 40% e tyre janë fëmijë”, është ky bilanci tragjik i Gazës. Organizata Botërore e Shëndetësisë citoi të dhëna të marra nga Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza dhe shtoi se kishte marrë detaje të rëndësishme për viktimat.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se 1 mijë njerëz në Gaza kanë nevojë për dializë, 30 foshnja të lindura para kohe janë në inkubatorë dhe 2,000 pacientë me kancer kanë nevojë për trajtim urgjent. I gjithë ky trajim i specializiar mjekësor bëhet i pamundur pa karburantin e nevojshëm për funksionin e gjeneratorëve spitalorë.

OBSH deklaroi se ka pasur 18,482 lëndime, përsëri një pjesë e konsiderueshme e tyre janë fëmijë. Agjencia tha se 23 nga 35 spitalet ishin ende pjesërisht duke funksionuar, të tjerët, si dhe klinikat e komunitetit, janë dashur të mbyllen.

Një zyrtar i OBSH-së foli për kushte të dëshpëruara brenda spitaleve që ende funksionojnë, me pacientë të plagosur rëndë që operohen në korridore pa anestezi.