Shqipëria ka strehuar 351 refugjatë të ardhur nga Ukraina.
Raportohet se numri i të larguarve nga Ukraina ka kaluar mbi 3.5 milion shtetas, duke shkaktuar valën më të madhe të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Sot është dita e 27-të e luftës, ndërsa presidenti urkainas Volodymyr Zelensky ka thënë se shteti i tij nuk do t’iu nënshtrohet ultimatumeve nga Rusia.





