Të gjithë pushuesit pa përjashtim, çdo sezon veror e kanë ngritur vazhdimisht problemin e ambulantëve, që me një tepsi petullash në dorë të vijnë nën çadër, ndërsa ti mer rreze dielli. Po ashtu ekziston edhe një numër i madh fermerësh të cilët me kafshë të ndryshme si gomerë e mushka, tregtojnë fruta e perime. Krahas tyre të tjerë me karroca pjekin petulla, sanduiçë dhe mbajnë akullore jashtë sigurisë minimale.
Isuf Shehu drejtori përgjithshëm i AKU-së deklaroi se nëse këto subjekte nuk janë vetë licencuar inspektorët e AKU-së do të njoftojnë institucionet përgjegjëse si bashkinë apo tatim –taksat. Në rastet me të këqija AKU, do të sekuestrojë mallrat e këtyre shitësve ambulantëve.
K.H.





