Pas zyrtarizimit të Skënderbeut si kampion i Kategorisë Superiore, tani të gjithë sytë janë në fundin e renditjes, ku Vllaznia, Teuta dhe Kamza janë duke luftuar fuqishëm për të siguruar mbijetesën.
Pas barazimit të sotëm në shtëpi ndaj Kamzës, shkodranët e Enest Gjokës, janë më të rrezikuarit për të rënë nga kategoria. Vllaznia ndodhet në vendin e parafundit në kuotën e 38 pikëve, ndërsa Kamza dhe Teuta kanë 40 pikë secila.
Kur duhen edhe 3 javë nga fundi, këto janë takimet e mbetura për të 3 skuadrat që janë në luftë për mbijetesë.
Përballjet e Vllaznisë:
- Partizani-Vllaznia
- Vllaznia-Kukësi
- Skënderbeu-Vllaznia
Përballjet e Teutës:
- Skënderbeu-Teuta
- Teuta-Lushnja
- Laçi-Teuta
Përballjet e Kamzës:
- Kamza-Flamurtari
- Kamza-Laçi
- Partizani-Kamza.





