Tiranë, 30 gusht 2014 – Ndërsa e dashura e Shkëlzen Berishës ka nxituar të jetë mes personazheve të famshëm që bëjnë sfidën e kovës së ujit, ish- gruaja e tij ka ironizuar me këtë tendencë.
Armina Mevlani ka bërë sfidën e kovës së ujit, duke hedhur mbi kokë një kovë fare të vogël.
Kurse Sadije Berisha shkruan se kjo është injorancë.
“Sa injorantë, egoistë dhe të paditur mund të bëhen njerëzit. Është për një kauzë të drejtë, është për qejf?! Atëherë pyesni njerëzit që nuk kanë ujë për të pirë sesa zbavitëse i duket kjo?! Nuk kisha ndërmend që të postoja një status personal, apo foto, por e gjithë kjo është shumë e trishtë,” shkruan Sadija.
Dhe Shkëlzen Berisha e ka pëlqyer këtë status.





