Një ngjarje e rëndë me 3 të plagosur ka ndodhur mesnatën mes së mërkurës dhe të enjtes në kryeqytet. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e “Kinostudios”, ku dy grupe të rinjsh pas një sherri verbal dhe fizik kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit me armë zjarri pistoletë dhe kallashnikov.

Banorë të zonës deklaruan se janë dëgjuar më shumë se 20 të shtëna dhe të bërtitura.

Sakaq, të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për mbledhjen e provave dhe ka nisur punën për të zbardhur rrethanat.