Publiku vazhdon ende mbështetjen e madhe për këngëtarin Luiz Ejlli brenda shtëpisë së Big Brother.

Në çdo rrejt social, mjafton të navigosh pak minuta sheh dhjetra postime të qytetarëve, që dalin në mbështetje të Luizit, i cili po kalon një moment të vështirë brenda shtëpisë.

Së fundmi, për Luizin është ngritur një parashutë, që mban një mesazh shumë të fortë, por produksioni e ka ndaluar që banorët të shohin.

Atyre u është dhënë një komunikim me shpejtësi se duhet të mbyllen në dhomën e gjumit, pasi po vjen një parashutë.

Nuk dihet nëse Luizi e ka marrë mesazhin për mbështetjen e madhe, por produksioni nuk është hera e parë që e luan këtë gjë.

Edhe ditën e djeshme, Luizit iu ndalua qëndrimi në oborr, për të parë dronin që i kishin dërguar.