Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka depozituar dje pranë Komisioneve Parlamentare përkatëse draftin për Kodin e ri Penal, i cili përpos rregullimeve për krimet, përdorimin e drogës, prostitucionin etj, parashikon dënim me burg dhe për personat që përhapin në internet montazhe për qëllime përfitimi.
Këto montazhe, apo Meme siç quhen do të konsiderohen si kundërvajtje penale dhe autorët do të dënohen deri në 1 vit burg.
Neni 238 i Kodit të ri Penal, Seksioni VIII “Veprat penale kundër të drejtave të njeriut, dinjitetit njerëzor dhe lirive themelore”:
-Cënimi i imazhit të personit
1. Publikimi në cdo formë, mënyrë apo mjet i një montazhi të realizuar me fjalët ose imazhin enjë personi pa pëlqimin e tij, nëse kryhet për qëllime përfitimi material ose jo material, apo kur ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi, kur materiali nuk shfaqet dukshëm që është njëmontazh ose nëse nuk përmendet shprehimisht se eshtë i tillë, përbën kundrvajtje penale dhedënohet me burgim deri në 1 vit.
2. Ndjekja penale fillon me ankim të viktimës ose përfaqësuesit ligjor të saj dhe pushon me tërheqjen prej saj.





