Tifozët e Hertha Berlinit dhe Eintracht Frankfurt janë përplasur fizikisht mes tyre pas përfundimit të ndeshjes nëpër rrugët e kryeqyteti gjerman. Nuk dihet ende se cili është shkaku i kësaj përplasjeje por shkëndijat e para kanë nisur në stadium. Nga kjo përplasje mes dy tifozerive, nga policia njoftohet se ka shumë persona të lënduar. Policia gjermane ka arrestuar një grup prej 60 huliganësh.