DURRËS, 14 tetor 2014 –  Vjen konfirmimi zyrtar. Ndeshja Serbi – Shqipëri nuk do të rifillojë. Flamuri i telekomanduar i Shqipërisë së Madhe bëhet shkaku kryesor që ndeshja të ndërpritet. Klima e rënduar i paraprin një incidenti diplomatik. Kryeministri Rama është prononcuar para disa ditësh se do të jetë në Beograd për një vizitë zyrtare më 22 tetor. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/