GJERMANI, 22 prill 2013 – Të hënën kompania ajrore gjermane “Lufthansa” ka anuluar pjesën më të madhe të fluturimeve për shkak të grevës së punonjësve, të cilët kërkojnë paga më të larta. Nga 1.700 fluturimet e planifikuara për të hënën, kompania do të kryejë vetëm 20.
Kjo është greva e dytë në shkallë të gjerë e punonjësve të kompanisë brenda dy muajve të fundit.
Sindikata kërkon një rritje prej 5% të pagave të ekuipazhit të avionëve dhe garancinë e ruajtjes së vendeve të punës. Sindikalistët thonë se pagat e punonjësve nuk janë rritur tashmë që prej 3 vjetësh.





