Konflikte të përgjakshme në Sudan.
Situata mbetet e agravuar për të tretën ditë me radhë.
Në pamjet e banorëve të siguruara nga BBC njerëzit shihen duke u strehuar nga luftimet ndërsa shpërthimet tronditin kryeqytetin sudanez Khartoum.
Hamid Khalafallah, një banor në qytet, thotë: “Unë dhe familja ime, jemi strehuar në shtëpinë tonë që nga mëngjesi i djeshëm, por pa drita dhe pa ujë”.
Ushtria e Sudanit dhe grupi paraushtarak Forcat e Mbështetjes së Shpejtë janë përplasur për një lëvizje drejt sundimit civil.