Vjeshta dhe dimri janë dy stinët gjatë të cilave shumë njerëz vuajnë nga ankthi, edhe për shkak të ndryshimeve atmosferike.
Por specialistët dhe studimet kanë vënë re se disa ushqime në veçanti, përfshirë këtu edhe çajrat, ndihmojnë gjithmonë për të reduaktuar nivelin e ankthit te secili prej nesh.
Si ndikojnë?
Kamomili:
Përmban veti antioksiduese dhe antiinflamatore, të cilat ndihmojnë në uljen e inflamacionit të lidhur me ankthin. Çaji i kamomilit ndihmon në rregullimin e neurotransmetuesve që lidhen me gjendjen shpirtërore si serotonina, dopamina dhe acidi gama-aminobutirik (GABA).
Ndihmon në rregullimin e boshtit hipotalamik-hipofizë-adrenokortikal (HPA), një pjesë qendrore e përgjigjes ndaj stresit.
Disa studime kanë vërtetuar lidhjen midis ekstraktit të kamomilit dhe lehtësimit të ankthit.
Studim 1: “Trajtimi me kamomil për çrregullimin e ankthit të përgjithësuar”
Ky studim zgjati 38 javë me pjesëmarrjen e 179 njerëzve me çrregullim ankthi të përgjithësuar. Këta persona konsumuan 1500 miligram ekstrakt kamomili në ditë. Në fund të studimit u vërtetua një ulje e simptomave të ankthit, krahasuar me ata që nuk konsumuan.
Studim 2: “Kamomili mund të ketë aktivitet antidepresiv te njerëzit me ankth dhe depresion”
Ky studim i vitit 2012 gjeti rezultate të ngjashme.
Personat që konsumuan ekstrakt kamomili për 8 javë përjetuan simptoma të reduktuara të ankthit dhe depresionit.
2. Çaj jeshil
Çaji jeshil përmban L-theanine, një aminoacid që është studiuar për efektet pozitive, që mund të ketë tek shëndeti i trurit dhe vetë ankthi.
Studim 1: “Efektet e një pije ushqyese me bazë l-theanine”
Pjesëmarrësit që konsumuan këtë pije raportuan stres dukshëm më të ulët. Matjet gjetën gjithashtu dhe nivele të ulura të kortizolit (hormoni i stresit).
Këto efekte mund të jenë për shkak të potencialit të L-theaninës për të parandaluar eksitimin e tepërt të nervave. Për më tepër, L-theanina mund të rrisë GABA, dopaminën dhe serotoninën, neurotransmetues që janë treguar të kenë efekte kundër ankthit.
Për më tepër, çaji jeshil përmban epigallocatechin gallate (EGCG), një antioksidant i sugjeruar për të promovuar shëndetin e trurit. Mund të luajë një rol në reduktimin e simptomave të caktuara duke rritur GABA në tru. Është interesante se kombinimi i L-theaninës, EGCG dhe përbërësve të tjerë që gjenden në çajin jeshil duket se luajnë rol sinergjik në promovimin e qetësisë dhe zbutjen e ankthit.