Hapi i parë që duhet të bëni kur ndjeheni të stresuar është të kuptoni se si të përmirësoni situatën.
Mos harroni se, përveç menaxhimit siç duhet i të gjitha emocioneve negative, është e rëndësishme që t`i kushtoni vëmendje edhe gjërave që hani.
Për këtë arsye, hidhuni një sy e memorizoni ushqimet më të mira që reduktojnë stresin, ato që nuk duhet të mungojnë në dietën e përditshme.
1. Banane – Mjekët dhe nutricionistët e konsiderojnë bananen, përveç vetive të saj antistres, ideale edhe për të luftuar ankthin e përditshëm që zakonisht na prek. Ajo është e pasur me vitaminë A dhe vitaminë B, të cilat favorizojnë ekuilibrin e shumë neurotransmetuesve që ndikojnë në gjendjen shpirtërore, të tilla si serotonina.
2. Frutat e thata – Frutat e thata janë aleatet më të mira kundër stresit. Bajame, arra dhe lajthi: këto fruta janë të pasura me vitaminë B, e cila ka veti të pabesueshme për të përmirësuar gjendjen shpirtërore. Vitamina B lëshon serotoninën në tru, një neurotransmetues i rëndësishëm që ndihmon për të nxitur komunikimin midis neuroneve. Çdo ditë ju mund të konsumoni 2 arra, 2 bajame dhe 5 lajthi.
3. Kos i thjeshtë – Kosi natyral është një nga probiotikët më të mira që mund të hahen. Probiotikët ndihmojnë për të zvogëluar çdo lloj inflamacioni dhe rregullojnë procesin e tretjes dhe tranzitin e zorrëve, të cilat kanë tendencën që të ndryshojnë në rast të stresit. Ky produkt i qumështit është shumë i mirë edhe për sistemin nervor për shkak se ai është i pasur me proteina që nxisin sintetizimin e tripofanit. Ky aminoacid ndihmon në rregullimin e niveleve të serotoninës.
4. Salmoni – Salmoni është një pjatë e shëndetshme dhe e shijshme që do t'ju ndihmojë të zvogëloni nivelin e stresit tuaj. Acidet yndyrore të Omega 3 te salmoni luftojnë inflamacionin, ndihmojnë për të zvogëluar nivelin e kortizolit në trup. Ideale do të ishte të konsumoni salmon, ose ndonjë lloj tjetër të peshkut blu, të tilla si sardelet, dy ose tri herë në javë. Sipas disa studimeve, ky lloj peshku i pasur me acidet yndyrore Omega 3 mund të zvogëlojë deri në 20% të niveleve të stresit.