“The Guardian” është një nga mediat e shumta prestigjioze që i kanë dedikuar artikuj promovues zonave turistike në vendin tonë.

Kryeministri Edi Rama ka postuar sot në “Facebook” një pjesë nga artikulli i shkrimtarit të njohur Jacob Mikanowski për Shqipërinë.

Ky i fundit ka shkruar për eksperiencën e tij gjatë vizitës në zonat e veriut e të jugut, e veçanërisht për Luginën e Valbonës dhe tingujt e sazeve.

“Të biesh në dashuri me Shqipërinë në syrin e gjigandit britanik “The Guardian”, këtë herë jo vetëm si destinacion turistik veror, por me përjetimet e forta të shkrimtarit Jacob Mikanowski, pas turit të tij në vendin tonë, që nga magjepsja e luginës së Valbonës deri tek tingujt rrëqethës të sazeve të jugut.
Erdhi me mëdyshje, por u largua nga Shqipëria, siç shprehet vetë “mirënjohës që pata mundësinë të vizitoj këtë vend kyç të historisë, të mikpritjes së pakufishme dhe surprizave të pafundme”,
 shkruan Rama.

Kliko këtu për artikullin e plotë të The Guardian.