Milani, po luan në një nivel më të ulët se sa pritej. Këto ulje-ngritje ndikojnë edhe në vlerën e skuadrës.

Të dhënat e këtij zhvlerësimi raportohen nga redaksia e “Transfermarkt”. Krahasuar me fillimin e sezonit, në fakt, skuadra kuqezi ka humbur rreth 40.6 milionë euro në vlerësim, duke shkuar nga 574 fillestare në 533.4 aktuale.

Ndër më të zhvlerësuarit që nga fillimi i vitit janë Teo Hernandez dhe Davide Kalabria, të cilët humbën secili nga 5 milionë euro në vlerë merkatoje.

Dy kapitenët ndiqen nga Luka Joviç dhe Ismael Benaser, të cilët humbën nga tre milionë. Të dhëna shqetësuese, që çojnë në mënyrë të pashmangshme në reflektim.

E gjithë kjo, nëse do të transferohej edhe në vlerësimet ‘e vërteta’ të tregut të transferimeve, mund të jetë një problem i madh për Milanin.