Dashuria e Luiz Ejllit për Kiara Titon, sipas këngëtarit ka lindur që më 24 dhjetor 2022, nata kur u bë pjesë e “Big Brother VIP Albania”.
Sipas Luizit, atë natë ai u dashurua me shikim të parë me moderatoren, të cilën e cilëson si femrën më të bukur që i kanë parë sytë.
Lidhja e tyre nuk nisi menjëherë, por u desh të kalonte 1 muaj, që ata të dy të ishin çift.
Edhe pse kanë uljet e ngritjet, Luizi dhe Kiara tregojnë se duhen e madje i qëndrojnë krah tjetrit edhe në momente të vështira.
Dasma e tyre u bë brenda shtëpisë, e duket se e kanë premtuar edhe një jashtë saj.
Por para dasmës së vërtetë, Luizi ka vendosur të gdhendë në trup diçka që i përket Kiarës, firmën e saj.
Këtë dëshirë ia kërkoi sot tatuazhistit, i cili hyri brenda ‘BBV’ për t’u bërë tatuazhe banorëve.
Përpos firmës së të dashurës, Luizi kërkoi edhe syrin e “Big Brother” si për ta kujtuar gjithmonë këtë eksperiencë.
“Kam dy muaj që e kërkoj, dua tatuazh. Këta më vonuan, nuk e kuptoj përse. Ja tani i ratë pikës, Vëllai i Madh të hëngsha zemrën. Është syri i Kiarës dhe logoja e Big-ut sipër, të vijë dhe Kiara t’i vendosë firmën”.
@dhurataademi22 #Luizi#Kiara ♬ original sound – dhurata ademi